TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artisti i njohur shqiptar Tedi Papavrami, kryeministrin Edi Rama e ka krahasuar me sonatën e 7-të të Beethoven.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, violinisti tha se ditën e djeshme i ka shkruar kreut të qeverisë që të marrë pjesë në koncertin që do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, por nuk beson se ky i fundit do të marrë pjesë.
Papavrami theksoi se Ramën e njeh që i vogël dhe që ishin shokë së bashku që kur ishin në shkollë.
”Nëse e krahasoj me programin e sotëm do të ishte sonata e 7 e Beethoveni.
Përputhet goxha me të. Është tamam karakteri dhe personaliteti i tij. E njoh prej shumë kohësh, që kur kam qenë 7-vjeç. Kështu më duket personaliteti i Ramës. Shkon drejt asaj që do të shpreh në mënyrë shumë të qartë me dramacitet dhe intensitet të madh.
Dje I shkrova Ramës, por nuk besoj se do të vij në koncert. Ai ka qenë në koncertin e parë që dhashë në Shqipëri, ishim shokë që nga liceu.”- theksoi ai.