TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar këtë të shtunë se opozita nuk tërhiqet nga refuzimi i Policisë së Tiranës për të miratuar protestën në datën 6 dhjetor në Bulevardin para Kryeministrisë.
Berisha theksoi se protesta do te zhvillohet dhe nuk do te cenoje sigurine e lidereve te BE qe do te mberrijne ne kete date ne kryeqytet.
Sali Berisha: I kujtoj këtyre vasalëve të Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat e liritë e qytetarëve.
Policia e Shtetit, është Edi Rama, po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin gjithë diktatort e botës në një kohë kur ata që çojnë në Tiranë janë burera e gra shtetarët ë zgjehdur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.
KE për të qartësuar pozicionin europian në raport me të dretjën e qytetarëve për protesta kërkoi publikisht që e drejta e qytetarëve shqiprarë për protestë të respektohet.
Ai refuzim është nul i paqenë tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që në datën 6 ora 12 do të mbushë bulevardin e Tiranës si kurrë në historinë e tij.
Në këtë protestë do të vërshojë të gjithë ata të cilën ëndrrën evropiane e kanë ëndrrën më kryesore, më të çmuar për të ardhmen
Në datën 6 do të vërshojnë në rrugët e Tiranës të gjithë ata të cilët shohin vlerat evropiane si vlerat më të cmuara për ata, për kombin. Do të jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë.
Një protestë në të cilën do buçasë në 4 anët thirrja “e duam Shqipërinë Si Evropa”, thirrja “Rama e narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë”.
“Rama kryehajduti i Evropës dhe botës”, “Rama dhunues kryesor i votës së lirë pas Lukashenkos e Putinit”. “Rama tradhtar i kombit, vasal i Vuçiç”, “avokat mjeran i Serbisë së vogël e interesave të Putinit me ato që bën”.
Kemi kaq motive për të qenë më daën 6 në sheshet dhe rrugët e Tiranës, duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë që i përshëndesim, por asesi për Ramën që nuk përfaqëson shqiptarët, vullnetin e tyre të lirë.
Përfaqëson aferat e tmerrshme korruptive mbi të cilat është zhytur, vjedhjet e mëdha. Ne duhet të jemi aty të gjithë bashkë dhe do të jemi.