AKTUALITET, 26 Nëntor 2022, 10:55

Endrit Braimllari: Pylli Orbital në Tiranë ja ka lënë vendin “Pyllit të Kullave të Betonit”

Endrit Braimllari: Pylli Orbital në Tiranë ja ka lënë vendin

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari teksa ka publikuar një foto nga qendra e Tiranës, ndërsa theksoi se pylli Orbital i ka lënë vendin ‘pyllit të kullave të betonit’.

Sipas Braimllarit, projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka dështuar.

Postimi i plotë

Pylli Orbital në Tiranë ja ka lënë vendin “Pyllit të Kullave të Betonit”

Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve i iniciuar nga Bashkia e Tiranës ka dështuar, jo vetëm për shkaqe financiare, por edhe mungesës së hapësirave të nevojshme për mbjellje pemësh.

Ky është konkluzioni i raportit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën janar-shtator, i cili më tej thotë se institucioni që drejtohet nga Erion Veliaj duhet shtojë hapësirat e gjelbërta në territorin që administron.

Raportit thekson se objektivat e tjera të parashikuara që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbra, nuk i përgjigjen ritmeve të rritjes së urbanizimit.

Kjo edhe për vetë faktin se sipërfaqe e lejeve të ndërtimit në vitet e fundit është rritur disa herë, ndërsa hapësirat për gjelbërim janë kufizuar ndjeshëm.

Pra me pak fjalë, projekti i Pyllit Orbital ja ka lënë vendin projektit të “Pyllit të Kullave” që çdo ditë e më shumë po i merr frymën Tiranës.

Ndaj largimi i Veliajt nga bashkia është bërë një emergjencë për t’i thënë ndal edhe betonizimit dhe për t’i kthyer qytetit frymëmarrjen.

Endrit Braimllari: Pylli Orbital në Tiranë ja ka lënë vendin