AKTUALITET, 26 Nëntor 2022, 12:18

Tre vite nga tërmeti/ Berisha: Rama përdori ndihmat për të vjedhur dhe blerë vota në zgjedhje

Tre vite nga tërmeti/ Berisha: Rama përdori ndihmat për të

Në tre vjetorin e tërmetit tragjik në Shqipëri, kryetari i PD Sali Berisha ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se ka përdorur fondet dhe ndihmat për të vjedhur dhe për të blerë vota në zgjedhje.

“Kjo qeveri në emër të fondeve të tërmetit shpërndau 91 milionë euro kurse në 3 muaj fushatë militantëve të vet 160 milionë euro tërësisht”, tha Berisha.

Sali Berisha: Qeveria ka përdorur ndihmat për tërmetin për dy qëllime.

Qëllimi i parë të vjedhë. Çdo ndërtim i bërë me fondet e taksapaguesve shqiptarë për tërmetin ka kushtuar të paktën 5 herë më shtrenjtë se sa një ndërtim i bërë nga autoritetet turke apo donatorë të tjerë.

Së dyti i përdori për të blerë vota, në mënyrën më kriminale në prill 2021.

Kjo qeveri në emër të fondeve të tërmetit shpërndau 91 milionë euro kurse në 3 muaj fushatë militantëve të vet 160 milionë euro tërësisht.

Sot janë me qindra e mijera familje që sot jetojnë te të afërmit e tyre ose në cadra apo kontejnerë se ndërtimi ishtëpivë të tyre larg së përfunduari.

Histori vjedhje korrupsioni pashpiërtësie dëshmoi ky tërmet.

Ata pak të arrestuar në këtë tre vjetor u liruan si për të mbytur së dyti në rrënojat e korrupsionit, ata që ranë në rënojat e tërmetit.

Rama grabiti mandatin e tretë dhe vijon me cinizëm të përdorë pushtetin për të vjedhur, pasuruar e larguar shqiptarët nga Shqipëria.