TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se në Shqipëri, që të jesh i suksesshëm në biznes, rëndësi ka “të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët”.
Në këtë mënyrë thekson Tabaku “fiton koncesione dhe PPP duke u shndërruar në kompani e suksesshme edhe kur je offshore”.
Sipas Tabakut, janë “11 mld euro nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve shkojnë për të mbajtur në jetë Klubin e Oligarkëve”.
“Deri në 40% shkojnë fitimet e koncesionarëve, kompani pa asnjë ditë aktivitet ekonomik e tregtar që sot mbizotërojnë tregun edhe mjelin buxhetin e shtetit vetëm se patën njohjet e duhura në qeveri të propozojnë koncesione edhe të marrin nga taksat e shqiptarëve financime!”, shkruan ndër të tjera deputetja e PD në statusin në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Si të jesh i suksesshëm në biznes në Shqipëri?
Nuk ka rëndësi kapitali, as plani i suksesshëm biznesi. Jo!
Rëndësi ka të kesh njohje me qeverinë dhe qeveritarët. Pasi kështu fiton koncesione dhe PPP duke u shndërruar në kompani e suksesshme edhe kur je offshore.
Ky është tregu i korruptuar dhe manipuluar ku 11 mld nga taksat e bizneseve dhe qytetarëve shkojnë për të mbajtur në jetë Klubin e Oligarkëve.
Deri në 40% shkojnë fitimet e koncesionarëve, kompani pa asnjë ditë aktivitet ekonomik e tregtar që sot mbizotërojnë tregun edhe mjelin buxhetin e shtetit vetëm se patën njohjet e duhura në qeveri të propozojnë koncesione edhe të marrin nga taksat e shqiptarëve financime!
Ky është tregu i kapur nga oligarkia, tregu ku hajër nuk bën biznesi por klubi oligarkisë PPP.