TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PD Sali Berisha tha se për protestën e 6 dhjetorit, do të ketë skenar të studiuar mirë.
“Po bëhet skenar shumë i studiuar. Do të përpiqemi të përfaqësojmë secilin prej jush, mendimet, ëndrrat, shkaqet që ju nxjerrin ju në protestë. Po punojnë ekipe për realizimin e tij”, tha ish kryeministri.
Në bashkëbisedimin virtual me ndjekësit, Berisha u pyet se çfarë do të ndodhë nëse gjykata nuk i jep siglën e PD.
Berisha: “Rama po bën gjithcka të konfiskojë flamurin e PD. PD nuk dorëzon flamurin e saj.
Ju garantoj se Rama i ka bërë llogaritë gabim, hakmarrës primitiv, kërkon të fshijë nga historia e pluralizmin partinë që përmbysi pushtetin e etërve të tij.
Rama ka një armiqësi urrejtje të pashuar të etërve të tij ndaj kësaj partie. Nuk harron ai 20 shkurtin kur u detyrua të futej në bunker duke u dridhur kur mendonin se etërit e tij mund të tërhiqeshin zvarrë njësoj si diktatori. Mendon se mund të hakmerret por i ka bërë llogaritë gabim”.