TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Brendshëm,Taulant Balla, gjatë seancës plenare, iu tregoi opozitës bashkëpunimet e Shqipërisë me Europolin dhe Interpolin.
Ai tha se çdo javë ka operacione të rëndësishme me vendet partnere, për të goditur grupet kriminale.
“Goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Kryesisht me fokus nëpër shkolla. Ngrije kokën Mondi janë 1242 spaçatorë të arrestuar në më pak se 300 ditë, është një angazhim i përditshëm. Sot Shqipëria bashkëpunon fuqimisht me Interpolin dhe Europolin si partneri besueshëm.
Pothuajse në çdo javë një është në vijim, një operacion i rëndësishëm me vende partner, për të goditur grupet kriminale. Puna me Interpolin për të sjellë përpara drejtësisë ata që i janë shmangur. Ju jeni në një krizë të madhe idesh dhe të brendshme, u pa qartë këtë mëngjes”, tha Balla.