AKTUALITET, 20 Nëntor 2023, 22:02

Avokati Eugen Beci: Sali Berisha mund të përfundojë në arrest shtëpie nëse nuk paraqitet në SPAK

Avokati Eugen Beci: Sali Berisha mund të përfundojë në

Avokati Eugen Beci, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për skenarin shumë të mundshëm, që Sali Berisha, i cili refuzon të paraqitet në SPAK, të përfundojë me një masë më të rëndë.  

Nëse gjykata nuk do të rrëzojë kërkesën e SPAK për masën "detyrim paraqitje" dhe Berisha vendos të mos paraqitet, ai rrezikon arrestin shtëpiak. 

"Në rast se shkelet një masë sigurie e caktuar nga gjykata, prokuroria është e detyruar të kërkojë masë tjetër më të rëndë. Masa tjetër më e rëndë, është arresti i shtëpisë sepse arrestimi me burg nuk bëhet për shkak të moshës së Berishës", tha Beci.