AKTUALITET, 20 Nëntor 2023, 17:00

Kishin përmbajtje mbi normën e lejuar të pesticideve, AKU bllokon 20 ton kastravecë importi

Kishin përmbajtje mbi normën e lejuar të pesticideve, AKU bllokon

Një sasi prej 20 ton kastravecë importi është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. AKU njofton se produkti i konsumit ka rezultuar me përmbajtje të pesticideve mbi normën e lejuar.

Njoftimi i AKU:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një sasi prej 20 ton produkt kastravec, i cili ka rezultuar mbi normën e lejuar të përmbajtjes së pesticideve.
Referuar njoftimit të ardhur nga vendi importues, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer verifikimet në zbatim të legjislacionit në fuqi në subjektin eksportues të këtij produkti, ku është bërë dhe bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie. Subjektit i është lënë detyrë të marrë masat për asgjësimin e tij.
AKU po bashkëpunon me institucionet e tjera ligjzbatuese AREB dhe ARSHVMB, ku në bazë të sistemit të gjurmueshmërisë të administruar në subjektin eksportues, të vijohet me mbikqyrjen e subjekteve/fermerëve, mbi përdorimin e pesticideve dhe respektimin e karencës së përdorimit të produktit.