AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 15:44

Auditorët e Mjekësisë ende bosh, 400 studentë vijojnë protestën

Auditorët e Mjekësisë ende bosh, 400 studentë vijojnë

Studentët e Mjekësisë së Përgjithshme këtë vit të ri akademik, e kanë nisur me bojkot. Prej 5 ditësh tashmë auditorët e Fakultetit të Mjekësisë janë bosh.

Studentët kanë zgjedhur të protestojnë për anulimin e ligjit të ri, që i detyron ata të ofrojnë shërbim shëndetësor nga 3 deri në 5 vite pas përfundimit të studimeve, e më pas të pajisen me diplomë.

Ndërkohë këtë të premte u është bashkuar edhe viti i parë, me rreth 400 studentë që duhet të nisnin mësimin rregullisht. Studentët kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen në rrugë ligjore dhe do të bëjnë padi në Gjykatën Kushtetuese.