AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 13:37

Breshëria e plumbave në drejtim të vilës së Skënder Likës, detaje nga ngjarja! Pasi qëlluan autorët u larguan me makinë, “blindohet” Kurbinin

Breshëria e plumbave në drejtim të vilës së

Detaje të reja dalin nga të shtënat me armë në drejtim të vilës së Skënder Likës në Sanxhak të Kurbinit.

Raportohet se autorët e ngjarjes pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të banesës së Skënder Likës, janë larguar me një automjet.

Nga të shtënat me armë kanë pasur vetëm dëme materiale. Ndërsa uniformat blu kanë blinduar Kurbinin për kapjen e autorëve.

Ata kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore, për bllokimin e automjetit të autorëve, që tashmë të identifikuar nga Policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për fiksimin e çdo prove që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.