AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 13:02

“Ka vdekur djali, i ke mendtë e kokës”- Gjyshi i Brianit tregon përballjen me mjekun Roland Xhaxho: Më tha ‘është kalimtare, do të kalojë’

“Ka vdekur djali, i ke mendtë e kokës”- Gjyshi i Brianit

Gjyshi i 3-vjeçarit, Brianit, i cili ndërroi jetë të dielën (1 tetor) pas një ndërhyrje dentare në një klinikë private në Tiranë, ka rrëfyer përballjen me mjekun Roland Xhaxho.

Ai tregoi se ditën kur vogëlushi bëri ndërhyrjen (28 shtator), pasi djali nisi të shfaqte komplikacione, ka telefonuar mjekun por ia nuk iu është përgjigjur.

Gjyshi i Brianit: Rreth orës 12:00 të natës, shkova vetë tek mjeku sepse nuk doli në telefon, I rashë derës dhe më tha: “Nuk ka ndonjë problem, shqetësim, është kalimtare, do të reagojë”

I drejtova: “Është në gjendje kome, ka vdekur djali, i ke mendt e kokës”.

Më tha kam një pacient që po e ndjek, nuk pranoi që të vinte me mua.

Nuk komunikoi me mjekët, sepse ata ishin të impejuar tek djali, e panë gjendjen e tij. Thanë që mëlçia ka dalë jashtë funksionit është e djegur.

Mjeku që doli foli tregoi se nuk është as njeri. Të gënjej një mjek në publik është shumë e vështirë.

Ai nga e vdiq djalin, na e mori djalin. Ka pasur kamera në klinikë, por i ka hequr. I kemi kërkuar Prokurorit të marrë provat, edhe në spital.