TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku një 3 vjeçar nga ndërruar jetë pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale të dhëmbëve me anestezi në një klinikë private.
Tritan Shehu ka theksuar se për këtë ngjarje të rëndë duhet të pritet përgjigja e laboratorit për problemet e mundshme gjatë ndërhyrjes me anestezi.
Shehu ka theksuar se mjeku Roland Xhaxho: “pa asnjë lëkundje është nje nga anesteziste-reanimatoret me te mire te Shqipërisë, me një eksperience e kontribute gjigande, me njohuri e aftësi shume te gjera, te niveleve me te mira europiane. Është një mjek me nje ndjenje te larte pergjegjeshmerie e impenjimi ne punen e tij profesionale. Fale ketyre cilesive jane shpetuar shume e shume paciente”.
Nderkohe qe familjaret e 3 vjecarit pretendojnë se nderhyrja ka zgjatur 9 ore dhe se djalit te tyre i eshte demtuar melçia nga anestezia e tepert! Ndersa per kete ngjarje, Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet per neglizhence ne mjekim.
Humbja e jetes se femijes tre vjecar, refleksion.
Si qytetar, si anestezist-reanimator dhe si Kryetar Nderi i Shoqatës së Anestezi Reanimacionit desheroj tu shpreh familjes ngushellimet me te sinqerta e te gjithe keqardhjen time per ate humbje te pa mase!
Ndersa si specialist i kesaj fushe desheroj te theksoj se:
—Rezervohem per t’u nxituar ne dhënien e gjykimeve te mia profesionale per shkaqet qe çuan ne atë tragjedi. Per te arritur ne konkluzione sa me te sakta duhet pritur përgjigja e kolegeve te anatomo patologjisë, përgjigjet laboratorike, etj. Dhe pa dyshim me tej te gjitha te dhenat duhet te diskutohen me specialiste, se bashku me ato klinike e dokumentacionin perkates.
—Sidoqofte nga ato me te cilat jam njohur deri me sot, mund te them se jane zbatuar normalisht linjat e procesit te anestezise ne kete rast. Fatkeqësisht edhe komplikacionet jane pjese e ketij aktiviteti mjekësor shume kompleks, te ralla e te shume llojeshme keto, per aresye nga me te ndryshmet. Megjithate eshte heret per te bere konkluzione mbi shkaqet e humbjes se jetes.
—Si koleg i Prof Xhaxhos, qe kam punuar ngushtesisht me ate qe prej fillimit te viteve 80-te, e ndjej per detyre te ve ne evidence tiparet e tij.
Prof Xhaxho pa asnjë lëkundje është nje nga anesteziste-reanimatoret me te mire te Shqipërisë, me një eksperience e kontribute gjigande, me njohuri e aftësi shume te gjera, te niveleve me te mira europiane. Është një mjek me nje ndjenje te larte pergjegjeshmerie e impenjimi ne punen e tij profesionale. Fale ketyre cilesive jane shpetuar shume e shume paciente.
Mendoj se keto jane dhe mendimet e kolegeve te tjere anesteziste, me te cilet do te diskutojme se bashku per te arritur ne perfundime sa me te qarta.
Sidoqofte dua te perfundoj duke shprehur nje te vertete te madhe, ate qe mjeku eshte njeriu qe shpeton jete, qofte dhe duke sakrifikuar nga vetja e familja e tij, per kete mision qe ka, vecanerisht reanimatoret.
Mjeku nuk eshte as “vrases” e as keqberes, sic fatkeqesisht disa here induktohen me dashje a pa dashje ne opinion te tilla tipare te deformuara. Edhe ai vuan thelle per ”humbjet”, qe mund te kete gjate ushtrimit te profesionit te tij fisnik.
Edhe nje here ngushellimet me te sinqerta.