AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 15:37

“Bllokuan foltoren e Kuvendit”, PS kërkon masë disiplinore për 8 deputetë të opozitës. Ja kush janë

“Bllokuan foltoren e Kuvendit”, PS kërkon masë disiplinore

Partia Socialiste ka kërkuar masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, të cilët dje bllokuan foltoren e Kuvendit si dhe podiumin, duke bërë që të anulohet votimi për ndryshimet në Reformën Zgjedhore.

PS ka kërkuar masa ndaj Elda Hotit, Albana Vokshit  Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit, Lefter Gështenjës, Asllan Dogjani, Luan Baçi si dhe Gazment Bardhi. Kujtojmë se një ditë më parë, deputetët bllokuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur pozita refuzoi të votojë ndryshimet.

Pas këtij momenti deputetët e opozitës rrethuan foltoren dhe podiumin e qeverisë, situatë kjo që ka bërë që të anulohet votimi.

Deputetët e PD:

Elda Hoti
Albana Vokshi
Bledion Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter gështenja
Asllan Dogjani
Luan Baçi
Gazment Bardhi