AKTUALITET, 6 Tetor 2023, 14:49

Bojkotoi foton zyrtare dhe drekën me liderët e BE dhe të Ballkanit Perëndimor, çfarë e “nervozoi” Daçiçin në Tiranë?

Bojkotoi foton zyrtare dhe drekën me liderët e BE dhe të

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Shqipëri më 16 tetor, në Tiranë janë mbledhur sot 24 delegacione nga vendet e BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Vendet pjesëmarrëse përfaqësohen në nivel të ministrave të Jashtëm. Mësohet se ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla dhe ai i Serbisë Ivica Daçiç kanë qëndruar larg njëri-tjetrit, për të shmangur kështu ndonjë konflikt të mundshëm verbal, sidomos pas ngjarjeve të fundit në veri.

Një tjetër detaj ishte veprimi i ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili nuk mori pjesë në fotografinë zyrtare. Përfaqësuesit e 24 delegacioneve u rreshtuan të gjithë për t’i qëndruar strikt protokollit, por ministri i Jashtëm serb Daçiç nuk pranoi t’u bashkohej. Sipas organizatorëve, Daçiç ka refuzuar foton familjare, sepse pas tyre ishin flamujt, ku përfshihej dhe ai i Kosovës. Ai ka pasur një takim veçmas me ministren gjermane, por nuk duhet ende se për çfarë kanë diskutuar konkretisht. Por ky veprim nuk ishte i vetmi. Ai nuk pranoi të qëndronte as në drekën zyrtare, shtruar për nder të pjesëmarrësve

Bojkotoi foton zyrtare dhe drekën me liderët e BE dhe të