TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula propozon krijimin e një konfederate të opozitës, me të gjitha partitë e spektrit të djathtë që të përballen me qeverinë në zgjedhjet e vitit 2025.
Ai tha se Berisha mund të jetë drejtuesi i konfederatës, por opozita duhet të ketë një emër tjetër për kryeministër dhe një qeveri hije.
“Qëllimi i kësaj maxhorance është ta mbajë opozitën në këtë nivel. Ata i fryjnë zjarrit brenda nesh. Kur ke budallenj brenda nesh… Janë 3-4 persona që sjellin këtë situate. Si mund të ndodhë që një shumicë brenda opozitës të trajtohet si pakicë. Të gjithë e dinë si i fitoi Rama zgjedhjet e 2021, por është shumicë dhe po qeveris. E njëjta situatë është edhe me opozitën, një pakicë nuk mund ta kontrollojë shumicën në opozitën. Lulzim Basha e dha mesazhin qëkur tha do votojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese që kryetari ta ketë 10 milionë lekë rrogën. Unë dje shkova me bukë në Kuvend për të thënë se sa është rritja reale e pensioneve, as gjysmë buke nuk janë rritur. Dje shkuan dhe votuan për të hequr bonusin e bebeve për emigrantët. Nuk e di ku ka arritur tu shkojë mendja kaq e sëmurë këtyre. Ua thashë edhe në Kuvend “nuk kanë lënë gjë pa bërë dhe prapë fitojnë”. Berisha i pari, Basha për aq sa ka, dhe ne të tjerët, nuk kuptojmë gjendjen tonë, jemi të vdekur në 2025. Duhet reflektim nga të gjitha palët.”, tha ai.