TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën e sigurisë për shefin e komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, i arrestuar me akuzën për bashkëpunim me grupin e trafikantëve të drogës pjesë e së cilës është dhe Gëzim Çela.
Metaj ka pranuar njohjen dhe takimet me Gëzim Çelën dhe i ka argumentuar me njohjen e mëparshme që ka pasur me të.
“Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot”, tha Metaj.
Shefi i komisariatit të Laçit, i cili u arrestua në kuadër të një megaoperacioni në bashkëpunim me SPAK. Dritan Meta akuzohet nga policia, si mbështet i grupit të strukturuar kriminal të drogës.
Urdhër-arresti ishte është lëshuar edhe për shtetasit Gëzim Çela, Arben Dalipaj dhe Roland Guzo, por sipas policisë ata ndodhen jashtë vendit.