TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisioni i Ekonomisë ka refuzuar pjesëmarrjen e Alenacës për Mbrojtjen e Butrintit, gjatë seancës që po diskutohet dekreti i Presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për menaxhimin e Parkut të Butrintit.
Në përgjigjen e dhënë ndaj deputetit demokrat Edmond Spaho, në lidhje me moslejimin e aleancës në mbledhje, kryetari i Komisionit Eduart Shalsi zbuloi se nuk pranoi që anëtarët e aleancës së Butrintit të ishin në seancë për shkak të dy personave që kishin ardhur për të provokuar me një gjuhë rruge.
Edmond Spaho: Nisur nga debati që u zhvillua në koridor, si dhe duke pasur parasysh që mbledhjet e komisionit janë të hapura unë mendoj që ai grup duhet të merrte pjesë dhe jo të pengohej aq më tepër që çështja është me interes për publikun.
Vendimi që keni marrë nuk më duket i drejtë. Ne dhe mund t’i dëgjonim për këtë çështje, ne kemi dëgjuar dhe grupe me student, kemi dëgjuar fondacionin.
Nuk më duket normale vendimi për t’i lejuar, aq më tepër kur ata janë dhe njerëz publik.
Eduard Shalsi: Faleminderit që më jep mundësinë për të trajtuar pozicionin tim, fondacioni është lejuar në komision se është pjesë e marrëveshjes. Brenda grupit që erdhi sot ka njerëz që i çmoj edhe i vlerësoj edhe kur nuk kemi mendime që përputhen.
Por reagova ndaj një apo dy individëve, pjesë e grupit, të cilët nuk kishin synim të shprehnin opinionet, përveçse të bënin provokime dhe të përdornin një gjuhë që të jetë e denjë për rrugën.
Me ca tipa si ata të dy, në atë grup ku kishte dhe professor, nuk i bëjnë nder, nuk i bën nder as mënyra si flasin, as mënyra si sillen. Kjo është arsyeja se pse ata nuk janë sot në komision.