TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 39-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar një grua. Ngjarja ndodhi në Kukës.
NJOFTIMI I POLICISË
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A.H., 39 vjeç banues fshatin Shtiqen.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja”, “Përndjekja” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas policisë 39-vjeçari i ka dërguar vazhdimisht mesazhe denigruese e kërcënuese një shtetaseje 41-vjeçare dhe i ka thyer xhamin e automjetit të saj.