TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Lezhë ka zbardhur një grabitje dhe ka arrestuar një prej autorëve, teksa ka proceduar penalisht në gjendje të lirë motrën e tij 17-vjeNare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhje në parukerinë e saj, dje, në lagjen “Besëlidhja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Salon”, si rezultat i të cilit u zbardh vjedhja dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.
Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Ronaldo Sinani, 26 vjeç, banues në Lezhë dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren, motrën e tij 17 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.