AKTUALITET, 22 Mars 2025, 13:13

Gjekmarkaj prezanton kandidatin në Mirditë: Votoni PD për të sjellë ndryshimin e duhur

Gjekmarkaj prezanton kandidatin në Mirditë: Votoni PD për të

Drejtuesi i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka prezantuar sot përpara banorëve të Fanit në Mirditë, kandidatin për deputet, Aleksandër Lala.

Gjekmarkaj ka ftuar qytetarët që të votojnë Partinë Demokratike më 11 maj, për të sjellë ndryshimin e duhur dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Mirditën dhe Shqipërinë.

“Jemi mbledhur për një qëllim të madh: për të sjellë ndryshimin dhe për të rikthyer shpresën në Mirditë. Pavarësisht sfidave dhe emigracionit që ka prekur çdo familje, ne besojmë se me vizionin dhe përkushtimin e duhur, mund ta ndërtojmë të ardhmen që meritojmë!”, theksoi Gjekmarkaj.

Ai shtoi se Aleksandër Lala është një kandidat i denjë, një intelektual dhe administrator me 34 vite përvojë në shërbim të komunitetit dhe e njeh Mirditën, e kupton nevojat e saj dhe ka vullnetin për të sjellë ndryshimin që të gjithë presin.

“Më 11 maj, është momenti për të zgjedhur zhvillimin dhe përfaqësimin e denjë. Le të votojmë për Partinë Demokratike, për një Mirditë më të fortë dhe një Shqipëri më të drejtë”, bëri thirrje Gjekmarkaj.