TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama është ndalur mbrëmjen e djeshme në njësinë numër 8 në Tiranë nga ku deklaroi se “PS është e vetmja parti në Ballkan që bën fushatë elektorale për BE”.
Por në nisje të bashkëbisedimit, Rama u ndal te investimi në rrugën e Arbrit duke theksuar se shumë shpejt në Dibër nuk do blesh dot asnjë pronë.
“Në ditën që ti hyn në BE, vlera e pronës është 2-fish sepse fillon interesi i madh nga qytetarët e BE-së”, theksoi Rama duke shtuar se “Dibra do jetë jastëku i gjelbër dhe periferi e preferuar për natyrën”.
Më tej, Rama u shpreh se PS kërkon një mandat të thellë më 11 maj për të çuar para procesin e integrimit të Shqipërisë.
“Çështja nuk është te 71 mandate. Duhet të jemi të pamëshirshëm për çdo vote dhe të pangopur për çdo votë. Çdo vote do ia bëjmë hyzmetin sikur është vota që ndan fitoren nga humbja dhe këtë do bëjmë. Kështu do arrijmë të marrim atë që duam”, u shpreh Kreu i PS.
Kryeministri Rama shtoi se “ne jemi e vetmja parti , jo këtu, po në Ballkan pa diskutim, edhe në Europë nuk diskutohet, që sot bën fushata elektorale për BE. Dhe jo pa qëllim, se kjo është një fushatë që nuk është thjesht për ne, por për marrëdhëniet mes nesh dhe atyre. Dhe ata e shohin. Dy-tre ma kanë thënë si mund të bëhet fushatë me flamurin e BE sot, dhe përgjigja ime ishte se shqiptarët duan të futen në BE”.
“Në momentin që mbaron kjo fushatë dhe del një rezultat që është kuptimplotë, më i madh sesa rezultatet e tjera, ky është argumenti më i fortë për t’iu bërë presion politik. U ngrit një popull i tërë votoi për BE, tani duhet patjetër t’i mbyllim këto negociatat dhe duhet të futemi atje, se edhe sipas të gjitha sondazheve është populli më pro Europës”, tha Rama.
Gjatë vizitës në Njësinë 8, Rama u dorëzoi kartën e anëtarësisë së PS-së katërnjakëve 19-vjeçarë.
“Diçitura e kësaj fotoje: 4 njakë dhe unë, 5-së. Një bie e mijëra ngrihen. Kot nuk e them unë”, u shpreh Rama me batuta.