AKTUALITET, 22 Mars 2025, 11:50

Automjete, banesa e para cash, kapet "skifteri" i rrezikshëm në Durrës, kreu 4 vjedhje për 8 ditë. I sekuestrohen dhe...(Video) 

Automjete, banesa e para cash, kapet "skifteri" i rrezikshëm

Policia e Durrësit ka arrestuar një 40-vjeçar, i dyshuar për disa vjedhjke në qytetin bregdetar. 

Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:
• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;
• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;
• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;
• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.