AKTUALITET, 22 Mars 2025, 10:19

"O Rame na nxore gjumin!", Lulzim Basha qesh me të madhe dhe replikon nga krevati: Vetëm 1 shok të ka ngelur. Hajde se lidhemi nesër për më shumë

"O Rame na nxore gjumin!", Lulzim Basha qesh me të madhe dhe

Replikat me video në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së Lulzim Basha kanë vijuar edhe në orët e vona.

Këtë herë Basha ka replikuar duke publikuar një video nga krevati ku shprehet se Rama i nxori gjumin.

“E mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, ske faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*7=313”, shprehet ish-kryedemokrati.

Ai thotë se shoku i vetëm që i ka ngelur Kryeministrit është Sali Berisha teksa i drejtohet se “ti dhe bufi jeni të pandarë”.

“O Rame (qesh) na nxore gjumin. Ke lagjja ime e vjetër kush është kandidat Pëllumb Seferi mër Ramë? E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021, e mër Ramë më Ramë ngele duke pyetur për shokët e mi, s'ke faj mo burrë, gjithë shokë e tu tek 7*7=313, vetëm një shok të ka ngel. Bufi, bufi, vdes për bufin ti o Rame. Ti dhe bufi jeni të pandarë, hajde Rame hajde se lidhemi nesër për më shumë”, shprehet Basha.