AKTUALITET, 22 Mars 2025, 10:42

Dhunoi brutalisht të moshuarit dhe i shkaktoi vdekjen 80-vjeçarit, dërgohet për gjykim autori

Dhunoi brutalisht të moshuarit dhe i shkaktoi vdekjen 80-vjeçarit,

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi.

Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes është ngritur akuza për ‘Plagosje të rëndë me dashje’.

“Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së ushtruar ka gjetur vdekjen njëri prej tyre, shtetasi N.R”, informoi organi hetues.