AKTUALITET, 22 Mars 2025, 11:44

"Alo më ndihmoni", kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të Malit të Dajtit, pas disa orësh kërkim, policia shpëton turistin çek. Pamje nga operacioni

"Alo më ndihmoni", kishte humbur rrugën gjatë

Një turist çek, 33-vjeçar kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit në malin e Dajtit dhe kishte mbetur i bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.

Pas njoftimit të tij për ndihmë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, kanë organizuar menjëherë kërkime për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin, i cili kishte humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në malin e Dajtit.

"Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një turist çek i cili kërkonte ndihmë pasi kishte humbur orientimin e rrugës dhe për pasojë kishte mbetur i bllokuar, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për të lokalizuar dhe ndihmuar turistin", njoftoi policia.

Pas disa orësh kërkime gjatë darkës, është lokalizuar vendndodhja dhe është bërë e mundur gjetja e turistit 33-vjeçar, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është transportuar në hotelin ku po qëndronte.

Turisti ka falënderuar punonjësit e Policisë, për ndihmën e shpejtë.
Policia e Tiranë mbetet e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe turistët, në çdo situatë dhe i fton ata të kontaktojnë në numrin pa pagesë 112, për çdo rast nevoje për ndihmë