TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar pas akuzave se ka pakt të fshehtë me ish kryeministrin Sali Berisha.
Ai është shprehur me anë të një statusi në Twitter, se këto akuza janë intriga të përdorura për interesa të qarta pushteti.
“Nëse ata që qendrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!”, shkruan Bardhi.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit
Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam pasur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të pasur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja.
Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qendrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim!
Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt!