AKTUALITET, 8 Prill 2023, 12:52

“Në Durrës po ndodh vjedhja më e madhe, po shkulin Portin”- Igli Cara: Më 14 Maj të bëhemi gjithë bashkë për të rrëzuar Ramën

“Në Durrës po ndodh vjedhja më e madhe, po shkulin

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë në Durrës, Igli Cara ka kërkuar votën e qytetarëve durrsakë, me premtimin për t’ja kthyer këtë institucion ‘pronarëve të vërtetë’.  

“Ndryshimi i madh këtë 14 maj do të nisë nga Durrësi. Të bëhemi gjithë bashkë për të rrëzuar klonimin e regjimit të Ramës, për ti kthyer bashkinë pronarëve të vërtetë që jeni ju”, tha Cara në fjalën e tij.

Teksa theksoi se në Durrës “po ndodh vjedhja e grabitja më e madhe, po shkulin Portin e Durrësit”.

Igli Cara: Durrësi ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm. në këto vite u nëpërkëmb demokracia, u kriminalizua ekonomia, u shpërfill puna, dija e zotësia u ble e shatnazhua vota e u vendos regjimi.

Zunë detin me ndërtime shumëkatëshe e humbën sipërfaqe të gjelbërta.

Një Bashki me arrogancë, mungesë transparence në vendimmarrje e larg qytetareve, si agjenci shërbimesh e qeverisë. Sikur ka drejtoreshë qeverie e jo kryetare bashkie.

Në Durrës po ndodh vjedhja e grabitja më e madhe, po shkulin Portin e Durrësit.

Babëzia shkon deri aty sa falen taksat e qytetarëve të Durrësit, i takojnë 11% të investimit, 231 milionë euro që duhet të jenë të qytetarëve por dhe këto u falën, edhe Porti i ri do bëhet me lekët tona. Tani është fakt që prej 2016 Durrësi ishte pa plan rregullues.

Ndryshimi i madh këtë 14 maj do nisë nga Durrësi. Të bëhemi gjithë bashkë për të rrëzuar klonimin e regjimit të Ramës, për ti kthyer bashkinë pronarëve të vërtetë që jeni ju.

Ndryshimi i qeverisjes në administrimin e Durrësit është kryefjala që na bashkon.

Ju premtoj që së bashku do të bëjmë gjithçka për mirëqenien e shëndetin e qytetarëve, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rikthim të Durrësit në polin më të rëndësishëm të turizmit në vend.