AKTUALITET, 8 Prill 2023, 12:38

“Të bashkuar derë më derë për t’i thënë po ndryshimit”, Meta: Me Igli Carën Durrësi do t’i kthehet qytetarëve

“Të bashkuar derë më derë për t’i

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se më 14 maj Durrësi do t’i kthehet qytetarëve.

Në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit Igli Cara, Meta tha se Cara është politikani model që do të shpëtojë qytetin nga babëzia qeverisë Rama.

“Durrësit do t’i kthehet ndryshimi dhe do të largohet kjo bandë që ka plaçkitur qytetin. Secili nga jua nga sot e deri më 14 maj është vetë Igli. Sepse Igli vjen nga vota e juaj e lirë dhe transparente.

Ai gëzon mbështetjen e tuaj, të të gjithë qytetarëve të Durrësit. Durrësi ka ende shumë për të shpëtuar dhe shpëtimtari është Igli Cara bashkë me të gjithë ju. Është një politikan model dhe i vetmi deputet që në 2016 nga paralajmëruar se nga babëzia e ndërtime pa leje mund të ndodhte një tërmet që do të sillte viktima dhe ashtu ndodhi.

Por Durrësi me 14 maj do të votojë që vendimet e Këshillit të Bashkisë të merren në transparencë të plotë.

Do të votojë për modelin më të shkëlqyer, Igli Carën. Të vazhdojmë të bashkuar deri më 14 maj, derë më derë e lagje më lagje për t’i thënë po ndryshimit. Kur të hapen kutitë e votimit do të jemi sërish këtu, por më të shumtë në numë”, ka thënë Meta.