TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi shpreh se qytetarët e Durrësit janë lënë në harresë nga qeveria Rama.
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Carën, Bylykbashi tha se arroganca e pandëshkuar e Vangjush Dakos dhe e Emiriona Sakos u ka marrë qytetarëve miliona nga xhepat e tyre.
“Durrsakëve po u prishën shtëpitë, me justifikimet e tërmetit. Kanë bërë plan të shpronësohen ata që erdhën në Durrës sepse duan të bëjnë ndërtime. Arroganca e pandëshkuar e Vangjush Dakos, e Sakos u ka marrë qytetarëve qindra miliona. Tërmeti e tronditi thellë qytetin, por paratë e rindërtimit u shpërndanë për të blerë votën e qytetarëve.
Më 14 maj ne ndëshkojmë këtë lloj sjellje grabitqare. Njerëzit me këtë sjellje janë të dëshpëruar dhe zgjedhin të ikin. Nga këta ka vetëm keqqeverisje dhe arrogancë.
E vetmja gjë që kanë dorë janë blerja e votave dhe presioni në administratë. Por ne kemi një projekt, kemi një ofertë që është Igli Cara që do të sjellë ndryshimin në qytet. Me kandidatin e koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Igli Carën qyteti do të kthehet në duart tuaja. Të largojmë njëherë e mirë Ramën nga ky qytet”, tha Bylykbashi.