TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me tensione ka nisur dhe po vijon seanca në Kuvend. Nuk munguan as replikat mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjas. Socialist e ironizoi me një ‘episod’ nga Bjeshkët e Istogut, teksa tha se kreu i PD-së vetëm atje është i vërtetë.
Ulsi Manja: Për herë të parë në 35 vite ishe i vërtetë, sepse njësoj si unë na flet shpirti kur ngjitemi në mal se na flet origjina.
Në Bjeshkët e Istogut, e le kalin dhe the do eci në këmbë. Edhe vetë jetë e ke ndërtuar mbi gënjeshtra. Duhet të dëgjojnë shqiptarët Saliun e Bjeshkëve jo këtë të Kuvendit. Ta dëgjojë opinion publik. Se të kam ndjekur, se zakonisht i ndjek shëtitjet në mal se jam i apasionuar pas këtyre gjërave. Aty ku zhvillove dialogun me kalin mes pasioneve të rinisë që t’u ndez zjarri nga brenda për të hipur në kalë dhe bërë xhiro dhe moshës. Dhe në fund e the dhe vetë se në këtë dyluftimin mes rinisë, pasionit, malit, triumfoi mosha. E le kalin dhe the vendosa të ec në këmbë. Sali…atje je i vërtetë. Të gjitha të tjerat i ka gënjeshtra se edhe vetë jetën e ka ndërtuar mbi gënjeshtra. Dua që të dëgjojnë atë Saliun e bjeshkëve të istogut shqiptarët dhe jo atë të parlamentit
Berisha: Me datën 10.2.2020, Targeti informon pinin AM5B80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor.
Tao u përgjigj kësaj, e garanton që të gjithë ata njerëz do votojnë, por nëse vendosin në listë ata në burg.
Përgjigja ishte: po, ne e garantojmë këtë.
Më pas, Tao tha: ata do shkojnë në burg këtë vit.
Replika dy!
Shih, merrja pak masën, se ai Olsi u tregua shumë i mirë për nja dy kostume.
Deklaroj unë se është Olsi Dado, ai e përgënjeshtroi burrërisht dhe më detyroi t’i kërkoj falje.
Mora vesh se ishte Ulsiu, Ulsiu nuk e përgënjeshtroi asnjëherë.
Sepse ai atje, në vend se ta thërrasë dhe t’ia zhveshë kostumet, t’ia hedhë në kosh kostumet, ia fsheh dosjet.
Kjo janë arsyet ju që nuk doni pyetjet, por e keni gabim sepse vetë e keni përmbysur…
Ju bëni fjalë për këtë kod, por vetë e keni përmbysur manualin në vitin 2022, 2023, 2024.
Ne nuk ju kemi diktuar përmbysjen e tij.
Po pse? Sepse ai manual kurrë nuk mund të përjashtojë të drejtën e pyetjes me gojë ndaj përfaqësuesit të institucionit.
E keni frikë, e keni nga halli.
Të dy palët.
Ky është kompromis në frikë.
Ky është kompromis në krim.