AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 09:15

VIDEO/ Deputeti i PD, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK

VIDEO/ Deputeti i PD, Bledion Nallbati mbërrin në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka mbërritur këtë të hënë në SPAK.

Ende nuk dihet arsyeja pse demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Megjithatë ai ka përshëndetur gazetarët dhe operatorët ndërsa shfaqet i buzëqeshur.

Kujtojmë që edhe herët, Nallbati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme pas një përplasje që pati me deputetin socialist Vullnet Sinaj, ngjarje e ndodhur dy vite më parë.