AKTUALITET, 26 Tetor 2025, 20:29

Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit

Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim

Ka marrë fund në Gjykatën e Apelit të Posacëm në Tiranë saga e 32 të akuzuarve, të dënuar për herë të dytë mbasi gjykatat në rrethe i kishin gjetur fajtorë  për kultivimin dhe shitjen e hashashit mes viteve 2019-2020.

Mbas përfundimit të afateve, të dyshuarit e SPAK  për 13 episode prodhimi e shitjeje kanabisi kishin lënë qelitë një vit më parë edhe pse u konsideruan si pjesë e së paku tetë grupeve që kishin vepruar në Vlorë, Fier, Tepelenë, Durrës e Përrenjas.

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimet për 20 prej tyre dënuar për trafik dhe shitje droge, Mico Bushi dhe Denardo Dervishi do të rigjykohen kurse për dhjetë të tjerëve ju dha një fitore të vogël duke ju pushuar njërën nga akuzat përsa kohë ishin dënuar pas hetimeve të zakonshme për prodhim e shitje droge në bashkëpunim

Në dispozitivin e Gjykatës së Apelit thuhet se Abedin lljajaj, Aleks Mecorapaj, Ardit Petraj, Ervin Begaj, Hyrjet Runaj, Kastriot Lalaj, Klodian Delaj, Leonidha Kociaj, Mikel Zifla dhe Neritan Lamajt ju pushohet akuza e kryerjes së veprave nga organizata kriminale.

Ndërkohë që ju mbetet në fuqi pjesëmarrja në grup kriminal. Gjykata e Posaçme e apelit urdhëroi ndryshimin të shkallës më të ulët dhe duke ju zbritur shkallën e burgut, dënoi secilin prej tyre  me nga 1 vit e katër muaj burg.