AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 11:23

Debati në Kuvend/ Balla, ironi me Berishën: Dëgjuam djallin që flet për Biblën! Kur raportonte Ina Rama, ikje nga salla, apo jo Jozefinë!

Debati në Kuvend/ Balla, ironi me Berishën: Dëgjuam djallin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikoi me Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit lidhur me pyetjet drejtuar institucioneve të drejtësisë që pritet që të raportojnë sot në Kuvend. Me ironi, Balla tha se fjala e Berishës ishte sikur “djalli të interpretonte Biblën.” Më pas iu kujtoi atyre kohën kur ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama raportonte në Kuvend dhe PD e cila ishte në pushtet, largohej nga salla.

“Ishte sikur t’i kërkojë djallit që të interpretojë Biblën. Pas dëgjuan seç thotë djalli për biblën, të shkojmë te shinat. E kam për deputetët e rinj të PD. Kur keni ardhur në 12 shtator këtu, në tryezë keni gjetur këto tre libra, të cilët rregullojnë, është dhe Kodi i Etikës, por ju s’vini asnjëherë se shkollë nate e keni. Ne 4 vite më parë traditën e Kuvendit e kemi vënë në libër.

Në Parlamentin Europian nuk ndodh që të ngrihesh dhe të pyesësh. Por ka nj rregull, pyetet depozitohen para seancës. Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, pyetjet depozitohen para seancës. Zgjidheni brenda jush këtë hall që ju ka rënë, Keni 5 orë që të flisni. Ndoshta ai njeri aty, (Berisha) s’do që të flisni ju. Zgjidheni. Je dhe gënjeshtra i nivelit…(Berishës). Kur raportonte Ina rama, ti largohesha nga Salla, e mban mend Jozefina.”, tha ai.

Balla: Fjala e fundit sikur të kërkoje djallin që të interpretojë Bilbën. Dëgjuam se çfarë thotë djalli për Biblën. Tani e kam për deputetët e rinj të grupit të PD, kur keni ardhur në shtator këtu në tryezë keni gjetur këto tre libra. Këto janë tre librat që rregullojnë, i pari Kushtetuta, rregullorja dhe një libër që ka ardhur nga tradita parlamentar, e kemi bërë punë të mirë 4 vite më parë ku traditën parlamentare e kemi vënë në libër.

Edhe kur do t’i bësh pyetje kryeministrit, depozitohen përpara dhe kryueministit lexon pyetjen që i ka dhënë deputeti. Dhe deputeti ka të drejtë që në kohën që kemi rënë dakord 150 minuta herë 5 institucione kemi 12 orë e gjysmë debat. Ore zotërinj deputetë të rinj të PD-së, zgjidheni brenda jush këtë hall që iu ka zënë. Ndoshta ai njeriu aty ndoshta nuk do që të flisni. Edhe gënjeshtar të nivelit…tani the Prokurori i Përgjithëm raporton këtu prej unë kam 20 vite deputet… ama kur raportonte Ina Rama dhe t’i lije sallën  edhe pse kishe shumicë, e mban mend ëë? E mban mend Jozefina, kur vinte Ina Rama këtu, largoheshit nga salla…