AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 10:41

Deputeti Nallbati zbulon arsyet e paraqitjes në SPAK: Donin të më dëmtonin imazhin. Niko dhe çerrat e tij…!

Deputeti Nallbati zbulon arsyet e paraqitjes në SPAK: Donin të më

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati ka shkuar ditën e sotme në SPAK. Në fjalën e tij para gazetarëve pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Nallbati u shpreh se u thirr si person në dijeni.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.

Kujtojmë se Nallbanti dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë më maj në një konflikt me një drejtues kamioni.

Në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa.