AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 09:52

Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, zhvillohet sot seanca në Apel për autorin e dyshuar, xhaxhain e tij dhe rojen e sigurisë

Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, zhvillohet sot seanca në Apel për

Zhvillohet sot seanca në Apel për Elvis Shkambin, autorin e dyshuar të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhain e tij, Gjon Shkambi dhe rojen e sigurisë, Banush Koxhaj.

Astrit Kalaja u qëllua për vdekje më 6 tetor brenda sallës së gjyqit nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, teksa po jepte një vendim për çështje pronësie.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Elvis Shkambi, një prej palëve në procesin që po gjykohej nga i ndjeri, po hetohet për 3 akuza penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi i pranishëm në sallën e gjyqit, dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij për të vrarë gjyqtarin e Apelit nëse do jepte një vendim në dëm të tyre.

Sakaq, roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka kryer kontroll fizik në momentin që Elvisi hyri në gjykatë për seancën, i armatosur.