AKTUALITET, 27 Tetor 2025, 10:24

Konsensusi/ Mazhoranca e opozita miratojnë ngritjen e Komisioneve të Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe “Territorialen”

Konsensusi/ Mazhoranca e opozita miratojnë ngritjen e Komisioneve të

Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe Territoriales morën “OK” në Kuvend nga te gjitha palet.

Me 113 vota pro mazhoranca dhe opozita kanë miratuar projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe me 115 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Për ngritjen e këtyre dy komisioneve kanë votuar kundër 3 deputetë. Ndërkohë miratimi u bë pas dakordësise mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Projektvendimi sqaron se vendimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të miratohen me shumicën e votave të anëtarëve dhe konsensusin e bashkëkryetarëve.

Pjesë e tryezës së diskutimeve do të jenë plot 16 anëtarë, nga të cilët 7 do t’i përkasin Partisë Socialiste dhe 7 Grupit parlamentar të Partisë Demokratike. 2 anëtarë do të jenë nga partitë të cilat në zgjedhjet e 11 majit kanë fituar të paktën dy mandate, përkatësisht Partia Socialdemokrate dhe Partia Mundësia.

Ndryshe do të jetë përbërja në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale, përbërja e së cilit do të jëtë me 16 anëtarë por me ndarje ndryshe.

Partia Socialiste do të përbëhet nga 8 deputetë dhe 6 përfaqësues do të ketë Partia Demokratike.

Ndryshe nga zgjedhorja 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë.

Dhe drejtimi do të jetë ndryshe, ku Kryetari i Komisionit është përfaqësues i shumicës parlamentare dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i pakicës parlamentare.