AKTUALITET, 25 Korrik 2025, 19:45

Aksion i Policisë me urdhër të SPAK, lëshohen urdhër-arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Aksion i Policisë me urdhër të SPAK, lëshohen

Policia e Shtetit ka nisur një operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala për News24, po kryhen kontrolle në disa ambiente, ndërsa janë lëshuar urdhër-arreste për dy persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Detaje të tjera mbi operacionin pritet të bëhen publike nga SPAK dhe Policia e Shtetit në orët në vijim.