TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, duke theksuar se “jemi dy shtete, por fatet i kemi të ndërthurura”.
Kreu i Shtetit të Kosovës, gjatë një konference me homologun Bajram Begaj, u shpreh se Dialogu me Serbinë vazhdon, por shtoi se vetëm njohja reciproke sjell paqe.
“Kemi nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, synim kryesor i yni mbetet integrimi në NATO dhe BE.
Koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë. Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por natyrisht rruga e vetme që sjell paqe e stabilitet afatgjatë është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke dhe ruajta e integritetit territorial të Kosovës.
Por njohja reciproke do të jetë. Jemi dy shtete por fatet tona janë të ndërthurura, teksa rruga jonë është vetëm një, rruga euro-atlantike.
Le të vazhdojmë rrugëtimin tonë të integrimit”, tha Vjosa Osmani.