TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos. Sipas informacioneve një automjet tip "Benz" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Policia dhe ambulanca janë njoftuar nga drejtuesit e mjeteve që panë aksidentin, ndërsa dy të plagosurit u transportuan drejt spitalit të Klosit për mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë.