AKTUALITET, 3 Shtator 2025, 15:25

Qeveria Rama 4, Ivi Kaso: Do të jetë me njerëz pa emër që i binden verbërisht Ramës!

Qeveria Rama 4, Ivi Kaso: Do të jetë me njerëz pa emër

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka komentuar përbërjen e qeverisë së re Rama 4, e cila pritet të zyrtarizohet nga kryeministri më 11 shtator, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Kaso u shpreh se nuk është aspak kurioz për qeverinë, pasi sipas tij do jetë mbushur me persona anonim që nuk kanë lidhje me Partinë Socialiste.

Demokrati theksoi se këta perona do jenë t’i shërbejnë në çfarëdolloj mënyrë dhe forme njeriut që ka uzurpuar të gjitha pushtetet në vend, që sipas tij është Edi Rama.

"Nuk kam fare kuriozitet ku kryeministër, ministër i bujqësisë, ministër i shiut e breshërit, është po kryeministri. E pres të mbushur me persona anonim nga pikëpamja politike, pa lidhje me PS dhe që t’i shërbejnë në çfarëdolloj mënyrë dhe forme, duke mbyllur sytë dhe para përgjegjësive ligjore njeriut që ka  uzurpuar të gjitha pushtetet në këtë vend, që është Edi Rama.", tha ai.