TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi raportin e Eurostat-it, duke e cilësuar si një lajm damkosës për qeverinë.
Berisha akuzoi qeverinë se rrogat e larta janë rritur me 30-40%, ndërsa paga minimale ka qëndruar e paprekur.
Ai theksoi se kryeministri Edi Rama ka vendosur vetë një pension minimal prej 4 mijë eurosh, ekuivalent me 10 herë pagën minimale.
“Eurostat jep lajmin damkosës për ekipin drejtues të narkoshtetit shqiptar. Shqipëria sot është vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës mininale të qytetarëve shqiptarë. Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 deri më sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro.
Ndërkohë rroga maksimale në Shqipëri, paga e Altin Troplinit është 7 mijë euro, 15 herë më e madhe se paga minimale. Ndërkohë që rroga minimale nga 2023, sic deklaron Eurostat është 408 euro. Rrogat e larta janë rritur me 30-40%.
A mund të imagjinoni ju që Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij. Pensionin 4 mijë euro. Përcaktoi pension 10 rroga minimale.
Kam denoncuar hendekun e madh mes rrogave minimale dhe atyre maksimale. Ky hendek në Shqipëri është ndër më të thellët në Evropë e Botë”, tha Berisha.