AKTUALITET, 3 Shtator 2025, 13:26

Berisha: 35 euro pakoja e detergjentit, do të plasi morri dhe zgjebja në të katër anët e vendit! Është çmenduri! Çmimet, stratosferike!

Berisha: 35 euro pakoja e detergjentit, do të plasi morri dhe zgjebja

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka denoncuar çmimet e larta të produkteve që tregtohen në vend, ndërkohë që paga minimale është ende e pandryshuar.

Berisha tha se çmimet janë stratosferike, duke u ndaluar te detergjentët, ku tha se një pako shkon 35 euro, ndersa në Gjermani shitet me 17 euro, 18 euro.

“Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nese e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njërëzit  nëse blejnë në këtë mënyrë”, tha ai.

Kreu i PD theksoi se rroga minimale mbetet po në vend, ndërkohë që çmimet janë mbi mesataren e Evropë dhe narkoeurot sipas tij, shkatërruan ekonominë dhe po godasin shumë rëndë ekonominë familjare.

Sali Berisha: Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvise, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani  shitet me 17 euro, 18 euro. Shkoni blini djathin. Ju garantoj se më këto çmime do plas morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nese e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njërëzit  nëse blejnë në këtë mënyrë.

Kthehemi në vitin 91, shqipëria përjtoj epideminë e zgjebes në mabrë vendin, nuk e blen dot më tani. Detergjenti pluhur, se të tjerat… Djathi tre herë me shtrenjtë se në SHBA, dy herë e gjys më shtrenjtë se në Greqi.

Rroga minimale mbetet po në vend, nderkohë që çmimet janë mbi mesataren e Evropës. Narkoeurot e shkatërruan ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë papaunësi dhe qeveria, Edi Rama mendon se si e si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. Po e tregoj sërish atë që më tha pak vite më parë ambasadoi i SHBA në Vjenë.