AKTUALITET, 3 Shtator 2025, 13:55

Dumani, takime me zyrtarët e lartë të DASH, Berisha: S’di gjë kë ka takuar! Altin Troplini merr 15 paga minimale

Dumani, takime me zyrtarët e lartë të DASH, Berisha: S’di

Pavarësisht se kreu i SPAK-ut, Altin Dumani vazhdon të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lideri i opozitës, nuk i ndal sulmet ndaj atij që Amerika e ka nderuar me titullin e kampionit antikorrupsion. 

Sali Berisha tha se nuk kishte dijeni për takimin e fundit që Dumani kishte zhvilluar në Uashington me zyrtarë të lartë të DASH. 

Një ditë pas vizitës së Dumanit në Amerikë, lideri demokrat doli në foltore për ta sulmuar kryeprokurorin për pagën e tij. 

Gjatë konferenës së sotme, kreu i PD-së, Sali Berisha, nuk ka lënë pa sulmuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, duke i bërë atij llogarit ekonomike. Sipas Berishës, Altin Troplini merr sa 15 rroga minimale të qytetarëve shqiptarë.

“Shqipëria është sot vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe rrogës minimale të qytetarëve shqiptarë. Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro.

Ndërkohë rroga maksimale në Shqipëri, paga neto e Altin Troplinit është 7 mijë euro. Është 15 herë më e madhe se paga minimale. Ndërkohë që rroga minimale nga viti 2023, siç deklaron Eurostat, është gjithsej 408 euro, rrogat e larta janë rritur me 30-40 përqind.

A mund të imagjinoni ju që Edi Rama përcaktoi pension minimal për veten e tij, pensionin 4 mijë euro. Përcaktoi pra pension 10 rroga minimale. E imagjinoni ju se çfarë pashpirtësie dhe amoraliteti i plotë.

Para jush me dhjetëra e dhjetëra herë kam denoncuar hendekun e madh midis rrogave minimale dhe rrogave maksimale. Ky hendek në Shqipëri është ndër më të thellët në botë. Në Europë po e po, por në botë. E thashë, Altin Troplini merr sa 15 rroga minimale. Imagjinoni ju një punëtore të thjeshtë në SKAP, e cila rrit tre fëmijë, katër fëmijë, dhe bosi Troplini merr 15 herë më shumë se ajo.” – tha, veç të tjerash, Berisha.