AKTUALITET, 3 Shtator 2025, 16:25

Pas dëmeve nga zjarret në disa fshatra të Gramshit, qeveria akordon 3 milionë lekë fond ndihme për bashkinë

Pas dëmeve nga zjarret në disa fshatra të Gramshit, qeveria

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht.

Nga zjarri u prekën disa fshatra. 

Fondi prej 3.000.000 lekë të reja ka për qëllim mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për të përballuar kostot e dëmeve që kanë ardhur si pasojë e kësaj fatkeqësie, lehtësimin e barrës financiare që ka shkaktuar emergjenca, mundësimin e rikuperimit të një pjese të dëmeve të shkaktuara në territorin e saj, forcimin e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe frymës së ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm.