TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Demokrati Luçiano Boçi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook, pas deklaratës që kryeministri Edi Rama bëri sot për qytetarët që vjedhin ujë.
Kryeministri paralajmëroi masa të ashpra ndaj atyre që vjedhin ujin në vend.
“Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike”, tha Rama.
Lidhur me paralajmërimin e Ramës, Boçi flet me rezerva dhe kritika për qeverinë e socialistëve. Demokrati akuzon qeverinë se “pasi shndërroi për 12 vite ujësjellësat në bankomate votash e punësishmesh, tani i turret njerëzve”.
“Po kur ujin e vjedh qeveria lokale e qendrore, duke mos ia çuar qytetarit në shtëpi, siç i është premtuar dhe ka kontratën dhe siç ndodh rëndom në qytetet e fshatrat tona, kush dënohet me burg për mashtrim dhe vjedhje?”, pyet Boçi.
"Kush vjedh pak shkon në burg, kush vjedh shumë…
Pasi ka 12 vite që mashtron e dështon, 12 vite që i ka shndërruar ujësjellësat në bankomate punësimesh, votash e vjedhjesh galopante, Rama i është turrur njerëzve.
“Ai që vjedh ujin – bërtet hajduti – dënohet me burg”
Ok juridikisht deri këtu, se vjedhje malli është kjo zoti Hajdut.
Po mirë mor…!
Po kur ujin e vjedh qeveria lokale e qendrore, duke mos ia çuar qytetarit në shtëpi, siç i është premtuar dhe ka kontratën dhe siç ndodh rëndom në qytetet e fshatrat tona, kush dënohet me burg për mashtrim dhe vjedhje?!!!
Pastaj një pyetje tjetër të thjeshtë:
Për ty, bashkë me të tutë që vidhni miliona e miliarda të provuara e faktuara a ka derë burgu?
Apo ti s’di gjë e s’ke parë gjë akoma!!??
Ti zbaton parimin “moral” të hajnisë:
“Chi ruba pocho va in galera,
Chi ruba tanto fa carriera”
(Kush vjedh pak shkon në burg, kush vjedh shumë bën karrierë)
Për ta mbyllur me “dolli”!
Po a mundet një grabitës ordiner vullnetesh e votash e mashtrues serial, t’i bëjë moral njerëzve të cilëve u grabit jetët, fatet, ekonominë, të ardhmen?!", shkruan Boçi.