TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në rrugën e Arbrit në aksin rrugor Qafë e Buallit-Klos, ku një makinë tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë, të cilët kanë njoftuar ambulancën dhe policinë, të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur dërgimin e dy të plagosurve drejt spitalit të Klosit për mjekim ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit ku paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit si dhe lagështira në rrugë.