AKTUALITET, 3 Shtator 2025, 14:42

Pritet që të prezantohet qeveria Rama 4/ Zbardhet agjenda e Asamblesë së Partisë Socialiste më 11 Shtator! Ja orari dhe vendi ku do të zhvillohet

Pritet që të prezantohet qeveria Rama 4/ Zbardhet agjenda e

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste do të zhvillohet në datën 11 Shtator 2025, ku pritet që të prezantohet qeveria Rama 4.

Asambleja e PS-së, sipas agjendës së zbardhur, do të nisë në orën 09.30 dhe do të mbahet tek kompleksi “Xibraku”.

Në agjendën e bërë publike mësohet se fillimisht do të miratohet rendi i ditës në mbledhje dhe më pas do të mbajë fjalën kreu i PS-së, Edi Rama.

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor.

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e kabinetit të tij të katërt qeverisës më 11 shtator, në një mbledhje të posaçme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste që do të zhvillohet në Tiranë, në orën 10:00.

Burime brenda PS bëjnë me dije se përzgjedhja e ministrave të rinj është bazuar në dy parime kryesore: profesionalizëm teknik dhe integritet të pastër ligjor. Qeveria e re synon të jetë një ekip i aftë për të përmbyllur kapitujt e integrimit europian, duke shmangur çdo rrezik për përballje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm.

Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se ndërtimi i skuadrës së re qeverisëse është bazuar mbi dy parime themelore:

1.Profesionalizmi teknik – Ministrat e rinj do të kenë profil të lartë teknik, për të ndihmuar në përmbylljen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

2.Integriteti ligjor – Rama ka zgjedhur persona me histori të pastër ligjore, duke minimizuar çdo mundësi përballjeje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Në Asamblenë e 11 shtatorit pritet gjithashtu të shpallen edhe emrat për postet e rëndësishme politike si zëvendëskryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Përveç emrave të rinj në qeveri, priten edhe ndryshime në strukturën e disa ministrive ekzistuese, të cilat aktualisht përfshijnë disa funksione të bashkuara në një dikaster të vetëm. Me afrimin e datës 11 shtator, tensioni dhe pritshmëritë janë të larta si për ministrat aktualë, ashtu edhe për aspirantët që synojnë të jenë pjesë e skuadrës së re.