AKTUALITET, 2 Mars 2026, 17:26

“Padrejtësi”, Braçe thirrje Ministrisë së Ekonomisë: Gjeni zgjidhje për pensionistët që s’përfituan nga skema e kompensimit

“Padrejtësi”, Braçe thirrje Ministrisë së

Deputeti i PS, Erion Braçe i është drejtuar Ministrisë së Ekonomisë me një kërkesë për të gjetur një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit të të ardhurave.

Nga foltorja e Kuvendit, Braçe tha se kjo do të ndodhte do të ishte një zgjidhje e një padrejtësie.

“Do doja t’i kërkoja ministrisë që të gjejë një zgjidhje për pensionistët që nuk kanë përfituar nga skema e kompensimit. Do ishte shumë mirë nëse do të ndodhte dhe do zgjidhte një padrejtësi”, tha deputeti socialist.