AKTUALITET, 31 Mars 2023, 14:24

A ka marrë azil politik Adriatik Llalla? Dumani: Po punojmë për ekstradimin e tij

A ka marrë azil politik Adriatik Llalla? Dumani: Po punojmë për

Edhe pse në lajme është transmetuar sikur ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka marrë azil politik në Itali në SPAK konfirmojnë se nuk e kanë një informacion të tillë dhe se për ta procesi i ekstradimit është në vijimësi.

Altin Dumani, kreu i SPAK tha sot se procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla ndërsa shtoi se ka besim se ai do të kthehet në vendin tonë për vuajtjen e dënimit.

“Adriatik Llalla ka përfituar nga Gjykata e Apelit në Romë marrjen e pasaportës me qëllim lëvizjen brenda territorit italian.

Procesi vijon në Itali për ekstradimin e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë Adriatik Llalla”, tha Dumani në komunikimin sot me gazetarët.